Gjendja e rrugëve

Drejtoria e rrugëve pranë Departamentit të Infrastrukturës rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës është përgjegjëse për mbikëqyrjen e punimeve në bazë të kontratave për ndërtimin, rekonstruimin, mirëmbajtjen dimërore dhe verore për rrugët magjistrale dhe regjionale në territorin e Republikës së Kosovës.

Drejtoria propozon zgjidhje tekniko-profesionale, zhvillimore dhe organizative për mirëmbajtjen, ndërtimin, rekonstruimin dhe sigurinë e rrugëve magjistrale dhe regjionale. Drejtoria kryen edhe hulumtime dhe bënë mbikëqyrje të rrugëve dhe urave të rrjetit ekzistues rrugor.