Qëllimi

SHAMD do të mbështesë veprimet preventive më qëllim të rritjes së sigurisë duke dhënë informata, botuar broshura, katalogë, revista dhe duke publikuar hulumtime lidhur me zhvillimin e trafikut në vend në funksion të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

SHAMD do të synojë të zgjojë vetëdijen e politikanëve, mediumeve dhe opinionit të gjerë dhe të potencojë sigurinë e komunikacionit në rrugë si çështje prioritare për zhvillim të mëtutjeshëm të vendit.

SHAMD do të mbështesë qytetarët që përmes përmbajtjeve kualitative dhe formave të ndryshme të marrin njohuri dhe të mësojnë kulturën dhe sjelljen në komunikacion.

SHAMD do të organizojë tribuna, seminare, konferenca lidhur me sigurinë në trafik në vend. Përveç kësaj do të organizohen edhe gara në të gjitha nivelet për mosha të ndryshme por edhe në auto moto sporte.

SHAMD do të jetë portal informativë mbarëkombëtar duke informuar drejtë dhe me kohë lidhur me të gjitha zhvillimet, aktivitetet dhe shërbimet në trafik dhe transport.

SHAMD do të ndihmojë me shërbime profesionale, aftësime dhe arsimim për anëtarët e vet në organizimin dhe kryerjen e transportit të mallrave dhe të udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

SHAMD do të angazhohet për bashkëpunim institucional, për organizimin e veprimtarive shkencore me interes të përbashkët në shërbim të zhvillimit dhe zgjidhjes së problemeve teknike dhe infrastrukturore, të organizimit dhe realizimit të projekteve që synojnë zhvillimin e sektorit publikë dhe privatë të vendit.

SHAMD do të nënshkruajë protokoll ose marrëveshje bashkëpunimi me organizata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit lidhur me zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme nga fushë veprimtaria e vet.