Anëtarësimi

Anëtarësimi në organizatë është i hapur dhe i lirë për çdo person fizikë dhe juridik pa marr parasysh racën, gjininë, kombësinë, moshën ose aftësitë fizike apo intelektuale.

Kuvendi i organizatës vendos për pagimin e anëtarësisë për anëtarët e vet. Mos pagesa e anëtarësisë mund të shërbejë si bazë e duhur për përjashtimin e ndonjë anëtari nga organizata.

Anëtarësimi i ndonjë anëtari mund të përfundojë ose të suspendohet me vendimin e Kuvendit të organizatës në rast se veprimtaria e tij është në kundërshtim me statutin dhe me rregullat morale dhe juridike të organizatës. Në rast të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet.

Përfundimi ose suspendimi i anëtarit vendoset me shumicë votash nga Kuvendi i organizatës.