Konferencat

KONFERENCA E IV-TË NDËRKOMBËTARE “SIGURIA SI SFIDË KYÇE PËR TRANSPORT TË QËNDRUESHËM DHE MOBILITET”

Siguria në rrugë është një sfidë e përbashkët për të gjithë dhe globalizimi pothuajse ka eliminuar kufijtë mes shteteve. Në përputhje me Dekadën e Veprimit për Sigurinë në Rrugë 2011-2020 të OKB-së, me datë 20 Janar 2017, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizojnë Konferencën e katërt ndërkombëtare: “Siguria si sfidë kyçe për transport të qëndrueshëm dhe mobilitet ” Kjo konferencë mbështetet nga IRU Academy, European Transport Safety Council – ETSC, Centre for Transport and Logistics “Sapienza” – University of Rome dhe Forumi…

KONFERENCA E III-TË NDËRKOMBËTARE “HULUMTIMET NË TRANSPORT DHE TRANSFERIMI I NJOHURIVE NË SIGURINË RRUGORE”

Konferenca e tretë ndërkombëtare “Hulumtimet në transport dhe transferimi i njohurive në sigurinë rrugore” do të organizohet nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit – AMRKS, kurse do të mbështetet nga Sapienza – Università di Roma, IRU Academy, European Transport Safety Council – ETSC, Byroja Kosovare e sigurimeve dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.

KONFERENCA E II-TË NDËRKOMBËTARE “SIGURIA NË TRAFIKUN RRUGOR DHE SFIDAT E TRANSPORTIT NË EVROPËN JUGLINDORE (EJL)”

Konferenca e II-të ndërkombëtare “Siguria në trafikun rrugor dhe sfidat e transportit në Evropën Juglindore (EJL)” do të organizohet nga Kolegji Tempulli dhe Asociacioni Kosovar të motorizimit (AMRKS). Konferenca do te kordinohet nga Akademia e Unionit Ndërkombëtar për Transportin Rrugor (IRU) dhe do të përkrahet nga Këshilli Evropian për Sigurinë në Transport (ETSC).

KONFERENCA E I-RË NDËRKOMBËTARE “SIGURIA NË RRUGË DHE RRUGA PËR BE”

Konferenca e parë ndërkombëtare “Siguria në rrugë dhe rruga për BE” e mbajtur me datat 22 dhe 23 Janar 2014, mblodhi rreth 100 pjesëmarrës nga vendi, regjioni dhe Evropa. Përgjatë dy ditëve nga folësit e konferencës në katër panele të ndara, janë diskutuar aspekte profesionale të lidhura me sigurinë në rrugë, trafikun dhe transportin.