Forumi i Kosovës

FORUMI I KOSOVËS PËR SIGURI NË RRUGË (FKSRR) është themeluar me qëllimin e vetëm që përmes vetëdijesimit të ulë numrin e aksidenteve, që si pasojë kanë humbjen e jetës së shumë pjesëmarrësve në trafik, qoftë si ngasës, këmbësorë apo edhe udhëtarë. FSRR me ndihmën e të gjithë të interesuarve, do të jetë bartës i aktiviteteve të cilat do të ideohen dhe implementohen në kuadër të projektit “Siguria në rrugë”.

FKSRR është i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që janë të interesuar që përmes kontributit të tyre të bëjnë ndryshime në sigurinë në rrugë. FSRR sipas modeleve ekzistuese ndërkombëtarisht të sprovuara dhe pranuara, është një “edukatorë kujdestar” i secilit fëmijë në Republikë. FSRR nuk ka për qëllim që të krijoi dualizëm apo ta konkurrojë ndonjë nismë tjetër në vend por përkundrazi do të insistoj për një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve të kësaj natyre.

Meqenëse projekti është me përmbajtje edukative dhe arsimore, ne fuqimisht besojmë se do të ndikojë te një pjesë e madhe e shoqërisë, posaçërisht te fëmijët dhe rinia të cilëve edhe u dedikohet. Në këtë mënyrë do të ngritët lartë vetëdija e pjesëmarrësve në komunikacion për rrolin dhe përgjegjësinë e tyre, gjë që do të rezultojë drejtpërdrejtë në sjelljen e tyre sipas rregullave që tashmë i respekton dhe i praktikon e tërë bota.

Ne jemi të vetëdijshëm se kjo nismë kërkon kohë dhe angazhim maksimal nga të gjithë ne, që nga të vegjlit të cilët duhet t`i udhëzojmë se si duhen të sillen në komunikacion e deri te ata që krijojnë rregulla dhe ligje, pra të gjithë ata që dalin në rrugë. Këtë qëllim duhet ta arrijë ky projekt sepse një pjesë të jetës e kalojmë në komunikacion, qoftë si këmbësor, si pasagjer apo edhe ngasës të automjetit.

QËLLIMI I FSRR

Zhvillimi i hulumtimeve dhe organizimi i seminareve, konferencave, tribunave si dhe publikimi i materialeve, broshurave, panove lidhur me sigurinë në rrugë.
Rritja e sigurisë në komunikacion për të gjithë pjesëmarrësit, me theks të posaçëm te fëmijët.
Nxitja e kreativitetit te nxënësit duke ofruar programe shtesë në edukim dhe arsimim, për një sjellje të kulturuar në rrugë.
Njohja e rregullave dhe dispozitave ligjore sipas Ligjit për sigurinë në komunikacion.
Parandalimi i aksidenteve në rrugë.
FKSRR PËRBËHET NGA PËRFAQËSUES TË INSTITUCIONEVE DHE ORGANIZATAVE VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE:
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria e Infrastrukturës
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Policia e Kosovës
Kolegji i Shkencave te Aplikuara Teknike Tempulli
Asociacioni Kosovar i Motorizimit – AMRKS
Byroja Kosovare e Sigurimit
ICITAP
OSBE
Këshilli i Nxënësve të Kosovës
Këshilli i Prindërve të Kosovës
Këshilli i Mësimdhënësve të Kosovës
Përfaqësues nga minoritetet
Asociacioni i Komunave të Kosovës
Forumi i Shofer Instruktorëve të Kosovës
Studio e dizajnit RROTA
Kohavision
ANËTARËT E FORUMIT TË KOSOVËS PËR SIGURI NË RRUGË:
Muhamed Krasniqi – Tempulli
Kolë Paloka -Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS
Driton Gashi – Ministria e Punëve të Brendshme
Arbënore Ymeri -Mikullovci – ICITAP/PSB
Sheremet Ahmeti – Policia e Kosovës
Lulzim Fushtica – ICITAP/PSB
Bajram Latifi – Byroja Kosovare e Sigurimit
Imer Thaqi- Ministria e Punëve të Brendshme
Afrim Veseli – Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Fatime Jasiqi – Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
Fisnik Cakaj – Ministria e Infrastrukturës
Sejdi Geci – Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Shpresa Mulliqi – OSBE
Gazmend Preteni – OSBE
Shkumbin Brestovci-RROTA
Albona Shala
Abdurrahman Ademi – Këshilli i mësimdhënësve
Adrianit Ibrahimi – Anëtar i këshillit të nxënësve
Tetovare Shala – Kryetare e parlamentit te nxënësve te SHFMU “Hilmi Rakovica”
Shqipe Arifaj – Asociacioni i Komunave të Kosovës
Sadeta Qatoviç – Përfaqësuese nga minoritete
Rafet Tahiri – Përfaqësues nga prinderit
Blendi Parashumti – Forumi i Shofer Instruktorëve të Kosovës