Programet profesionale-trajnimet

INSTRUKTOR I VOZITJES
Programi për instruktor të vozitjes ,si të bëhem instruktor i vozitjes?
Zgjedhja e juaj natyrale edhe për këtë program, për të gjitha kategoritë e vozitjes A1, A, A, C1, C, D, D1, B+E, C1+E, C+E, D1+E, dhe D+E, M, L dhe T.
Qëllimi i trajnimit
Tempulli që nga viti 2006 organizon edhe shkollimin-aftësimin e kandidatëve për instruktor të vozitjes për të gjitha kategoritë.
Aftësimi i kuadrove për instruktorë e plotëson mozaikun në komunikacion. Kandidatët pas kryerjes me sukses të këtij shkollimi, do t`i përcjellin aftësitë dhe përvojën e tyre te kandidatët fillestar për ngasës të automjeteve të të gjitha kategorive. Shumë të dhëna flasin në favor të nevojës për fillimin sa më të shpejtë të aftësimit të instruktorëve të tillë, nga të cilat do të përmendim faktin se sot në Kosovë qarkullojnë mbi 600,000 automjete të ndryshme, një numër i madh i të cilave drejtohen nga persona që nuk posedojnë leje të ngasjes, pastaj faktin tjetër se në Kosovë po ashtu punojnë mbi 300 auto shkolla private.
Lëndët mësimore – pjesa teorike
 Bazat e teorisë mësimore – Didaktika
 Bazat e psikologjisë dhe etika në komunikacion
 Bazat e komunikimit në gjuhën shqipe
 Rregullat dhe siguria në komunikacion
 Njohuritë mbi mjetin motorik
Lëndët mësimore – pjesa praktike
• Ngasja e mjetit motorik
• Ngasja personale e mjetit motorikë
• Ngasja didaktike e mjetit motorikë
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
-Dëftesat e shkollës së mesme
-Diploma e shkollës së mesme
-Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës
-Patentë shoferi i Republikës së Kosovës
-Certifikata mjekësore për Instruktor
-Vërtetim nga Gjykata Komunale
-Përvoja në vozitje me patentë shofer së paku tri vite
Programi profesional përfshinë këto lëndë
Pjesa teorike:
1. Bazat e teorisë mësimore (Didaktika-Andragogjike)
2. Psikologjia dhe etika në komunikacion
3. Bazat e komunikimit në gjuhën shqipe
4. Rregullat dhe siguria në komunikacion
5. Njohuritë mbi mjetin motorikë
Pjesa praktike:
1. Ngasja e mjetit motorikë
2. Ngasja didaktike e mjetit motorikë
Motivohet konkurrimi i gjinisë femërore.
Çka duhet të dimë …
Ligjëratat mbahen në kohëzgjatje prej tre muajve
Orari caktohet në marrëveshje me kandidatët
Kryesisht ligjëratat mbahen të shtunave dhe dielave
Shkollimi për Instruktor të vozitjes organizohet edhe me ushtrime nga pjesa praktike (16 orë ngasje)
Pas përfundimit me sukses të shkollimit në programin për instruktor të vozitjes lëshohet Certifikatë Profesionale.
SEMINARET PËR INSTRUKTOR
Programi për organizimin e seminareve, aftësimeve dhe trajnimeve për instruktorët e licencuar të vozitjes, dhe ligjërues profesional në auto shkollë.
Këto programe zhvillohen duke u bazuar në Udhëzimet Administrative Nr. 2008/11, Nr. 2008/5, dhe Nr. 2008/9 të MTPT-së
Organizimi i seminareve
Organizimi dhe zhvillimi i seminareve të detyrueshme bëhet sipas programit të veçantë të hartuar nga Tempulli dhe të aprovuar nga MI.
Tempulli si institucion i autorizuar nga MI-ja, organizon seminaret për të gjithë instruktorët e licencuar të vozitjes, të cilët ushtrojnë profesionin e shofer instruktorit.
Qëllimi
Seminaret kanë për qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e njohurive të instruktorëve të licencuar dhe ju dedikohen posaçërisht instruktorëve për plotësimin e kushteve ligjore për përtrirjen e licencës nga MI-ja.
Kushtet për organizimin e seminareve
Seminaret organizohen të paktën dy herë në një vit kalendarik, në përputhje me planin e vendosur, duke u bazuar në numrin e instruktorëve, të cilët i detyrohen këtyre seminareve me qëllim të plotësimit të kushteve për ri-licencim.
Ligjërues në seminare janë instruktorë të dëshmuar në profesion, specialist të fushës, profesionistë të certifikuar në lëmi specifike nga aftësimi i ngasësve për patentë shoferë.
Dokumentet e nevojshme
-Aplikacioni
-Fletëpagesa
-Dëshminë për përgatitjen profesionale për shofer instruktor (licenca ose vërtetimi nga Ministria e Infrastrukturës)
-Patentë shoferi
-Letërnjoftimi i vlefshëm
Seminaret dhe vlerësimet e rezultateve të nxënies të shoferë instruktorëve i zhvillon Tempulli
MI-ja udhëheqë procedurat e licencimit të shofer instruktorëve
Të drejtën për pjesëmarrje e kanë vetëm personat e licencuar për shofer instruktor
Çka pas përfundimit të seminareve
Shofer instruktorët të cilët verifikohet se kanë qenë të rregullt në seminar, pas përfundimit të seminarit do të pajisen me certifikata për pjesëmarrje.
LIGJERUESIT NË AUTO SHKOLLA
Programi për ligjërues profesional në auto shkolla.
Këto programe zhvillohen duke u bazuar në Udhëzimet Administrative Nr. 2008/11, Nr. 2008/5, dhe Nr. 2008/9 të MTPT-së
Qëllimi i programit
Qëllimi i këtij programi është të përcaktohet programi i provimit profesional, procedura e licencimit për ligjërues profesional për aftësimin e kandidatëve nga pjesa teorike për patentë shofer.
Programi i provimit profesional përfshin:
-Dispozitat që kanë të bëjnë me aftësimin e kandidatit për shofer
-Dispozitat e komunikacionit dhe rregullat e sigurisë
-Psikologjia e të mësuarit të kandidatit për shofer
-Didaktika
-Teknika e komunikacionit
-Njohja e mjetit motorik;
-Metodika e të mësuarit.
Dokumentacioni për paraqitjen e provimit profesional
-Për paraqitjen e provimit profesional kandidati duhet të paraqes këto dokumente
-Aplikacioni
-Fletëpagesa;
-Dëshmia për përgatitjen profesionale
-Patentë shoferi
-Letërnjoftimi apo pasaporta.
Organizimi i provimit profesional
Provimi profesional organizohet në tri pjesë me:
shkrim-test
prezantimi i temës(orës mësimore)
përgjigje me gojë
Çka pas përfundimit të provimit
Kandidati i cili e jep provimin në tërësi i lëshohet vërtetimi i cili vlen deri në lëshimin e licencës.