Auto Shkolla

Aftësimi i kandidatit nga lëndët rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë (pjesa teorike) dhe të drejtuarit e mjetit me veprim motorik (pjesa praktike) përbëjnë kursin e aftësimit për patentë shofer. Testimi teorik dhe praktikë i kandidatëve për shofer është përcaktuar në ligjin 02/l- 70 për Sigurinë në Komunikacionin rrugorë dhe Udhëzimin administrativë nr. 2008/08 për dhënien e provimit për shofer të Ministrisë së Infrastrukturës.

TË DREJTËN PËR TË DREJTUAR MJETIN ME VEPRIM MOTORIK MUND TA KETË PERSONI CILI I PLOTËSON KËTO KUSHTE:

– të jetë psicikisht dhe fizikisht i aftë për të drejtuar mjetin;
– të ketë mbushur moshën për kategori të caktuar të mjeteve;
– të ketë të dhënë provimin për shoferë të kategorisë përkatëse;
– që me vendimin e organit kompetent nuk e ka të ndaluar drejtimin e mjetit.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR REGJISTRIM

Kandidati i cili dëshiron të aftësohet për kategorinë “B”, duhet të plotësojë këto kushte:
– mosha 18 vjet e tutje,
– Certifikata mjekësore,
– letërnjoftimi,
– vërtetimi i kryqit të kuq të Kosovës.

MOSHA E LEJUAR E KANDIDATËVE PËR DREJTIMIN E MJETEVE MOTORIKE SIPAS KATEGORIVE:

Biçikletën në rrugë mund të drejton personi i cili ka mbushur 14 vjet.
Fëmijët të cilët i kanë mbushur 10 vjet, të cilët në shkollë aftësohen të drejtojnë çikletën në rrugë dhe për këtë i lëshohet vërtetimi, munden vet ta drejtojnë çikletën në rrugë lokale, ndërsa fëmijët të tjerë mund ta drejtojnë çikletën mbi moshën 9 vjeçare nën përcjelljen e një personi i cili i ka mbushur 16 vjet.

– 16 vjet mund t`a drejtojë qerren në rrugët regjionale;
– 14 vjet mund t`a drejtojë qerren në rrugët lokale dhe të pa kategorizuara;
– 14 vjet për drejtimin e mjetit të kategorisë M;
– 16 vjet për drejtimin e mjetit të kategorisë A1, G dhe T;
– 18 vjet për drejtimin e mjetit të kategorisë A2, A dhe B;
– 19 vjet për drejtimin e mjetit të kategorisë C1;
– 20 vjet për drejtimin e mjetit të kategorisë C;
– 21 vjet për drejtimin e mjetit të kategorisë D1 dhe D.

AFTËSIMI – KURSI I NGASJES

PJESA TEORIKE

Aftësimi fillon me vijimin e ligjëratave në pjesën teorike të cilat përbëhen prej 16 orë. Pas vijimi të ligjëratave kandidati duhet të paraqitet për testin provues në auto shkollë. Përfundimi me sukses i testit provues kandidatit i hap rrugë për fillimin e orëve praktike në ngasjen e mjetit motorik.

PJESA PRAKTIKE

Mësimin nga pjesa praktike mund të fillojë kandidati për shofer, i cili më parë ka përfunduar me sukses testin provues në Auto Shkollë. Kandidati për shofer gjatë ditës mund të mbaj vetëm një orë mësimore nga pjesa praktike, kurse pas 6 (gjashtë) orëve mësimore varësisht nga rezultatet e arritura mund t’i mbajë 2 (dy) orë gjatë ditës. Ora mësimore zgjat dyzet e pesë (45) minuta.

Kliko ketu per shkarkim te dokumentit: